Politika e privatësisë — Mjeshtri Im / mjeshtriim.com
1. Kush i përpunon të dhënat
Operatori dhe kontrolluesi i të dhënave: Mjeshtriim com 02 SH.P.K. Kontakti për privatësi dhe kërkesa: info@mjeshtriim.com. Data e hyrjes në fuqi: 07/10/2026.
2. Çfarë të dhënash përdorim
Për llogarinë përdorim numrin e telefonit dhe verifikimin SMS, emrin dhe mbiemrin, si dhe email-in kur plotësohet. Për mjeshtrit ruajmë kompaninë, qytetin, adresën e dhënë, kategoritë, shërbimet, përshkrimin, orarin dhe fotot e zgjedhura. Fotoja e profilit është opsionale.
Ruajmë kërkesat për punë, fotografitë e tyre, mesazhet, konfirmimet e marrëveshjeve, vlerësimet, detyrimet dhe faturat e platformës. Për sigurinë ruajmë raportet, bllokimet, shenjat e sesionit dhe të dhënat teknike të nevojshme për funksionim. Njoftimet përdorin identifikues të pajisjes/token push. Serveri dhe ofruesit e tij mund të regjistrojnë adresën IP, kohën dhe gabimet teknike; Regjistrat teknikë, përfshirë adresën IP, kohën e kërkesave dhe gabimet teknike, ruhen deri në 30 ditë për siguri dhe zgjidhjen e problemeve, pastaj fshihen automatikisht..
3. Pse dhe mbi çfarë baze
Të dhënat e domosdoshme për regjistrim, komunikim dhe marrëveshje përdoren për ofrimin e shërbimit. Të dhënat e faturimit përdoren për administrimin e detyrimeve dhe detyrimet ligjore përkatëse. Siguria, parandalimi i abuzimit dhe trajtimi i ankesave mbështeten në interesin legjitim, kur lejohet nga ligji i zbatueshëm. Lejet opsionale të pajisjes kontrollohen nga ju.
4. Kush mund t’i shohë
Profili i miratuar i mjeshtrit, shërbimet, fotot dhe vlerësimet mund të jenë publike. Kërkesat e publikuara për punë janë të dukshme në platformë. Mos ngarkoni dokumente identiteti, adresa private ose kontakte që nuk dëshironi të bëhen publike.
Mesazhet janë të qasshme për pjesëmarrësit gjatë periudhës aktive. Administratorët e autorizuar mund t’i shqyrtojnë për mbështetje, mosmarrëveshje dhe siguri. Bisedat nuk janë të enkriptuara skaj-më-skaj. Dhjetë ditë pas konfirmimit të marrëveshjes nga të dy palët, historiku fshihet nga pamja e pjesëmarrësve dhe ndalet komunikimi në atë bisedë; historiku mbetet i qasshëm për administratorët. Arkivimi nuk është fshirje nga serveri.
5. Shërbimet teknike
Për funksionimin e Mjeshtriim përdorim Cloudways për hosting, Sent.dm për dërgimin e SMS-ve dhe email-eve, si dhe Expo dhe shërbimet e Google dhe Apple për njoftimet në telefon. Këta ofrues përpunojnë të dhënat e nevojshme për realizimin e shërbimeve përkatëse.
6. Lejet në telefon
Fotografitë dhe kamera përdoren kur vendosni të ngarkoni një foto. Njoftimet mund t’i çaktivizoni nga cilësimet e telefonit. Aplikacioni nuk kërkon qasje në mikrofon ose vendndodhjen GPS; qytetin e zgjedhni vetë. Website-i përdor cookies për kyçjen dhe mbajtjen aktive të sesionit.
7. Fshirja e llogarisë dhe ruajtja e të dhënave
Mund ta kërkoni fshirjen e llogarisë suaj në Mjeshtriim.com edhe pa e pasur aplikacionin të instaluar.
Nga aplikacioni
Hapni Profili dhe zgjidhni Fshi llogarinë dhe të dhënat në fund të faqes. Për llogarinë e mjeshtrit, hapni fillimisht skedën Personale. Pastaj konfirmoni fshirjen. Pas përfundimit, llogaria dhe sesionet e saj mbyllen.
Pa hyrë në aplikacion
Dërgoni një kërkesë në info@mjeshtriim.com me titullin “Kërkesë për fshirjen e llogarisë”. Shënoni emrin dhe numrin e telefonit të lidhur me llogarinë. Mos dërgoni fjalëkalime ose kode SMS. Mbështetja do t’ju udhëzojë për verifikimin e pronësisë para fshirjes dhe do t’ju konfirmojë përfundimin. Mund të përdorni edhe faqen Kontakti.
Çfarë fshihet
Fshihen llogaria, të dhënat e profilit, kërkesat për punë, profili i mjeshtrit, fotografitë e ngarkuara nga llogaria, mesazhet dhe vlerësimet e lidhura që menaxhon platforma. Çaktivizohen sesionet dhe regjistrimet për njoftime. Fshirja është përfundimtare dhe nuk e anulon një detyrim financiar ekzistues.
Çfarë ruhet dhe për sa kohë
Faturat, pagesat dhe regjistrimet e detyrimeve ruhen veçmas për 1 vit pas fshirjes së llogarisë, sipas afatit të përcaktuar nga operatori, për administrim financiar. Nëse një detyrim ligjor kërkon ruajtje më të gjatë, ruhen vetëm të dhënat që kërkohen për atë detyrim. Këto regjistrime nuk fshihen bashkë me profilin; kërkesat për to trajtohen nga mbështetja. Regjistrat teknikë ruhen deri në 30 ditë, sipas seksionit 2.
Për pyetje ose kërkesa lidhur me të dhënat që ruhen, shkruani në info@mjeshtriim.com.
8. Të drejtat tuaja
Mund t’i përditësoni të dhënat nga profili juaj. Për qasje, korrigjim, fshirje ose pyetje rreth privatësisë, na kontaktoni përmes faqes Kontakti në mjeshtriim.com.
9. Siguria dhe ndryshimet
Përdorim masa teknike dhe kufizime të qasjes për mbrojtjen e të dhënave tuaja. Mos ndani fjalëkalimet ose kodet SMS me persona të tjerë.
Kjo politikë mund të përditësohet kur ndryshojnë shërbimet e platformës. Versioni aktual dhe data e përditësimit do të shfaqen në këtë faqe.